“Ta mbyllim me fitore”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në konferencën për shtyp organizuar nga klubi, mbrojtësi Olsi Teqja, ka analizuar ndeshjen e vështirë ndaj Vllaznisë përballë gazetarëve.

“Luajme ndeshjen e fundit per vitin 2016, nje takim shume i rendesishem per ne. Na duhet te fitojme dhe marrim tre piket qe na vlejne per objektivin. Vijme pas nje fitore ndaj Luftetarit, takim i cili na ka rikthyer qetesine dhe optimizmin pasi mundem nje kundershtar serioz qe i ka hapur te gjithe skuadrave probleme.
Ne kemi lene disa pike rruges, per shkak edhe te disa problemeve me demtimet e lojtareve kryesore. Na duhet te fitojme per te rifituar kuota ne tabelen e klasifikimit. Jemi pergatitur maksimalisht per ndeshjen e fundit edhe pse serish kemi disa mungesa. Ne Shkoder une di qe Tirana ka marre gjithmone rezultate pozitive, megjithate nuk duhet te diskutojme te kaluaren por te shohim perpara. Kam besim se do ja dalim.
Persa i perket Muces, mund te them se eshte lider ne skuader. Megjithate ata qe kane luajtur kane dhene me te miren e tyre per te ndihmuar skuadren. Pas kesaj ndeshje do te kemi kohen e mjaftueshme per te rekuperuar lojtaret e demtuar dhe ndoshta permiresuar dicka ne skuader per pjesen e dyte te sezonit. Persa i perket kundershtareve nuk merremi me ecurine e tyre. Shohim vetem ndeshjet tona dhe mendojme per ta mbyllur si duhet kete vit.
Golat e munguar? Kemi shenuar pak por kemi gjetur zgjidhje me Takun dhe Merveil. Do te jete me mire nese shenojme me shume pasi per te gjithe skuadren behet me e thjeshte nese ndeshja nis 1-0”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.