Tafili: E njoh mirë Vllazninë, duhet vlerësuar maksimalisht

0
SHPËRNDAJE

11947664_430014287192973_5865134339161436359_n
Mesfushori shkodran Alsid Tafili, është një nga prurjet e merkatos së verës në rradhët e Partizanit. Aktualisht mesfushori po gëzon një formë të mirë sportive duke qenë një kandidat serioz për formacionin e të kuqve. Gjithsesi, zgjedhjet janë tërësisht në dorën e trajnerit Sulejman Starova. Tafili është caktuar nga klubi të flas në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Vllaznisë. Dëtyrë e vështirë, por që ta ketë më të lehtë në fushë, më parë emocionet shkodrani i largon me anë të deklaratave të tij.

“Pas tre viteve të luajtura me Vllazninë, normalisht kjo sfidë do të jetë me shumë emocione për mua. Vllaznia është një ekip që e kam për zemër, por ne jemi profesionist dhe do japim maksimumin për skuadrën që përfaqësojmë. Tashmë jam pjesë e Partizanit dhe do jap më të mirën time në mënyrë që Partizani ta fitojë këtë sfidë. Përgatitjet kanë qënë intensive. Kemi punuar shumë fizikisht dhe taktikisht, dhe do të vazhdojmë të punojmë fort gjatë këtyre ditëve. Unë e njoh mirë Vllazninë dhe ata janë një ekip që luajnë me agresivitet, prandaj si çdo sfidë tjetër dhe takimin ndaj shkodranëve duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Mendoj se 4 pikë në dy ndeshje nuk janë keq. Duke parë edhe lojën që kemi zhvilluar ndaj këtyre dy ekipeve besoj se gjërat kanë ecur mirë por na ka munguar finalizimi. Po punojmë shumë në këtë aspekt dhe shpresojmë t’i korigjojmë gabimet që kemi bërë në dy sfidat e para.”- Ka bërë të ditur me anë të zyrës për shtyp mesfushori Alsid Tafili në prononcimin e tij për mediat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.