Taipi në superformë, gol në barazimin e Wil

0
SHPËRNDAJE

Gjelbrim Taipi
Gjelbrim Taipi

Legjionarët/ Gjelbrim Taipi vijon formën e tij të mirë në Zvicër teksa është kthyer të jetë protagonist tek ekipi i Wil. Skuadra ku luan mesfushori shqiptar u ndal në një barazim në transfetën e Chiaso me rezultatin 1-1. Goli për miqtë u shënua pikërisht nga Gjelbrim Taipi, i cili në minutën e 60′ ktheu në gol një 11 metërsh për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij. Pavarësisht se Wil kaloi e para në avantazh, nuk arriti dot të mbrojë golin e shënuar nga mesfushori shqiptar teksa në minutën e 80′ vendasit barazuan rezultatin për të ndarë të dyja nga një pikë. Ky rezultat i shkon më shum përshtat Chiassos që vazhdon luftën për mbijetesë, ndërkohë Wil del nga lufta për vendin e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.