Takaj: Do të tentojmë kualifikimin në Champions League

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ardian-Takaj-Skenderbeu

 

Presidenti i Skënderbeut Takaj është shfaqur ambicjoz përpara kamerave pas kualifikimit historik të Skënderbeut: “Jemi vetëm një hap larg kualifikimit në Champions League dhe do të tentojmë me çdo kusht t’ia arrijmë qëllimit. Nëse fati do të jetë me ne atëherë mund t’ia dalim, kuptohet që do të varet edhe nga shorti por Skënderbeu në këto dy ndeshje me Milsamin është paraqitur denjësisht dhe ka treguar se mund të luajë me qetësi edhe në turin tjetër. Salihi ja lidhi litarin vetes për të qëndruar në Korçë pas paraqitjeve dhe golave që ka bërë dhe them se do të qëndrojë me ne.

Kualifikimi në Europë nënkupton që do të ndërhyjmë në merkato pasi do të kemi dy kompeticione për të luajtur dhe duam të paraqitemi sa më mirë. Shpërblimi për lojtarët është 500 mijë euro por nëse kalojnë edhe turin tjetër atëherë shpërblimi do të jetë plot 1 milion euro. Arritja e Skënderbeut është një arritje e të gjithë futbollit shqiptar pasi konkurrenca në kampionat e ka ndihmuar Skënderbeun të bëhet akoma më i fortë.” – u shpreh presidenti i korçarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.