Takaj e do në ekip, Cektovic drejt Korçës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Marko Cetkovic
Marko Cetkovic

Superiorja/ Skuadra e Skënderbeut është kthyer padyshim në superfuqinë e futbollit shqiptar kohët e fundit, teksa pa frikë mund t’a quajmë edhe si Bayern Munchen shqiptar. Kampionët aktualë kanë ndjekur një politikë si ajo e bavarezëve duke afruar në ekip lojtarët më të spikatur të Superiores. Pas afrimit të Xhejms në merkaton e Janarit, drejtuesit e klubit korçar tashmë janë në kërkim të një tjetër lojtari nga skuadra e Laçit.

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj
Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj

Bëhet fjalë për Marko Cetkovic, i cili duket se është drejt një kalimi të mundshëm tek Skënderbeu. Sipas asaj që raporton “SuperSport”, malazezi është kthyer në një objektiv për bardhekuqtë që e dëshirojnë transferimin e tij me çdo kusht. Fantazisti ka spikatur me fanellën e Laçit në dy sezonet e fundit dhe pikërisht për këtë arsye presidenti i klubit korçar dëshiron që t’a vendosë nën urdhërat e trajnerit Josa.

Bledi Shkëmbi me trofeun e titullit kampion
Bledi Shkëmbi me trofeun e titullit kampion

Kjo lëvizje mendohet se mund t’a ketë zanafillën nga vendimi i marrë nga kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi për t’u larguar nga ky ekip në fund të sezonit. Këtë gjë mesfushori korçar e ka deklaruar në emisionin “Gol pas Goli”, ku bëri të ditur lamtumirën e tij nga Skënderbeu menjëherë pas përfundimit të sezonit.

Pas kësaj drejtuesit e klubit kampion dëshirojnë të plotësojne boshllëkun e lënë bosh nga largimi i Shkëmbit, teksa Cektovic duket se është zgjedhja e tyre. Transferimi i tij tek bardhekuqtë duket tepër i lehtë për t’u realizuar, pasi marrëdhëniet mes dy presidentëve Takaj dhe Laska janë shumë të mira.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.