Takaj: I kërkova skuadrës që të mos shkonte te penalltitë, në short do të doja që të kishim një ekip të madh ose…

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, tregoi se nuk donte që takimi ndaj Mlada Boleslav të shkonte deri te penalltitë pasi kishte të pranishëm kujtimin e hidhur të para disa viteve ndaj Chernomorets. Sa i përket shortit të nesërm, ai tha se do të preferonte ose një ekip të madh, ose një ekip të kalueshëm.

“E pashë Mlada Boleslav që ishte i lodhur dhe i kërkova skuadrës që të shkonte pa penalltitë. Dikur jemi dënuar nga penalltitë dhe nuk i doja, por për fat këtë herë ia dolëm. Mendoj se e merituam.

Financat? Janë më të rëndësishmet në futbollin modern dhe ne kjo arritje na ndihmon shumë. Buxhetet e klubeve shqiptare janë shumë të vogla në krahasim me ekipet e huaja.

A do të largohet kapiteni Shehi? E kam lënë gjithçka në dorën e kapitenit Shehi nëse do vazhdojë ose jo. Nëse ekipi do të ketë nevojë për të, ai nuk do ta lërë ekipin në baltë. Ndërkohë që, edhe nëse largohet si lojtar, ai do të mbetet në klub.

Merkato? Afatet mbyllen më 31 gusht, por do të presim shortin nesër dhe shpresoj të kalojmë në grupet e Europa League. Gjithsesi kjo arritje është gjithsesi e rëndësishme.

Në pjesën e parë Skënderbeu nuk e nisi si duhet, por në pjesën e dytë bëmë shumë mirë, sepse t’i kthesh rezultatin një skuadre si Mlada Boleslav nuk është e lehtë. Patëm fat edhe ne te penalltitë, sepse nuk do të na dënonte gjithnjë fati.

Kjo ecuri e ndihmon futbollin shqiptar në tërësi, sepse sa më shumë të ecim, aq më mirë është për klubet tona. Qoftë edhe për koefiçentin, merkaton, financat, etj.

Milani në short? Nuk e di, do të doja që të kishim një ekip të madh, ose një që të kishim mundësi ta kalonim”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.