Takaj i lumtur për fitoren, por besnik ndaj “dashurisë së hershme” për Tiranën

0
SHPËRNDAJE

skenderbeu

Presidenti I klubit të Skënderbeut Ardjan Takaj, ka bërë një deklaratë të gjatë në media ku është shprehur qartë për gëzimin e fitores ndaj një skuadre të madhe si Tirana. Fitorja ka qenë një ngritje morale për ta pasi ka ardhur pas dy humbjeve që kanë pasur dhe fitorja me kryeqytetasit I ka dhënë sërish force. Takaj I pyetur për ndeshjen e rivalëve për titullin I ka qëndruar besnik “dashurisë së hershme” ndaj Tiranës. Më poshtë do të mund të gjeni dhe deklaratën e Takajt.

“Ishte një fitore që më shijoi realisht shumë. Jo sa titulli, por ishte një trepikësh që na jep moral, pasi vjen pas dy humbjeve radhazi. Pastaj vështirësia shtohej, pasi luhej në transfertë dhe me Tiranën, kundërshtar, i cili për ne është ekip shumë i madh dhe shumë i fortë. Gjithnjë na kanë hapur punë.

Sa i përket golit të anuluar, edhe unë pata dyshime në ato momente. Por pasi e pashë në fundin e takimit, mendoj se ishte faull. Ndaj nuk kishte vend për shqetësime. Pas golit nuk është se festova shumë, por kjo ndodhi pasi jam natyrë që e përmbaj veten.

Por goli ishte shumë i rëndësishëm, ashtu në fakt si çdo gol që realizohet në javët e fundit të kampionatit. Dihet që në këtë fazë nuk lejohen hapat falsë”.

I pyetur për ndeshjen mes rivalëve, ai u shpreh që golat në fund janë gjithmonë befasia dhe e bukura e ndeshjeve, në derbi do të vazhdojë të mbështesë Tiranën.

“Nuk e kam parë ndeshjen, pasi ishim rrugës duke ardhur në Tiranë. Pashë vetëm pjesën e parë. Golat kur bëhen në fund janë gjithnjë befasues, por nuk po komentoj më gjatë”, u shpreh presidenti. Ndërsa në mbyllje, kur pyetet për derbin, ai e thotë me bindje të plotë që edhe këtë herë do të bëjë tifozllëk. “Edhe sikur të ishim rrahur sot (dje), sërish tifo për Tiranën do të bëja në derbi. Me Tiranën jam tifoz i vjetër, që fëmijë. Dhe kjo nuk është se është e re, e kam deklaruar disa herë”, e mbylli deklaratën për media presidenti i korçarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.