Takaj :Jam optimistë,besoj tek lojtarët

0
SHPËRNDAJE

Në një prononcim për mediat kur na ndajnë edhe dy ditë nga sfida e play-off, menaxheri i përgjithshëm Gerhard Takaj është shprehur optimist dhe i sigurt se do të jenë ‘ujqërit’ ata që do të kalojnë në fazën e grupeve.

Gerhard,Si duket ekipi në këto ditë të fundit ne prag te ndeshjes me Dinamon?

Takaj:Jemi të përqëndruar maksimalisht te ndeshja e së enjtes dhe e gjithë Shqipëria ka filluar të flasë vetëm për këtë takim. Ekipi po kryhen seancat stërvitore në Korçë dhe mund të them se nga i pari deri te i fundit ka vetëm optimizëm.
Shpresojmë shumë te kualifikimi. Duhet të japim 200% në fushë për të shkuar në grupet e Europa League dhe këtë jam i bindur që lojtarët do ta bëjnë realitet.

-Biletat kanë ecur me rritme të jashtëzakonshme?
Do të jetë një ditë historike për gjithë Korçën dhe për gjithë shqiptarët, prandaj i madh dhe I vogël të jemi në atë mbrëmje në Elbasan për të shijuar atë ëndër që vetëm Skënderbeu po e bën realitet.

Takaj:Jemi këtu me merritë të plotë dhe sa fiton Skënderbeu apo të tjerët kjo është punë tjetër. Skënderbeu ka punuar shumë për këtë ditë dhe jo rastësisht sot ndodhemi në “play-off”-in e Europa League.

-Latifi përfundimisht te hungarezët e Pushkash. Kush e ka radhën për t’u shitur nga Skënderbeu?
Takaj:Latifi edhe në këtë moment është pjesë e Skënderbeut deri të enjten dhe edhe ai është i preokupuar 100% për ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit. Edhe ai si gjithë lojtarët e tjerë kanë premtuar që do ta çojnë këtë Skënderbe në grupet dhe padiskutim që kjo do të ndodhë. Për të tjerët, prisni ka ende kohë.

Së fundi na jepni një parashikim për të enjten?

Takaj:Në grupet e Europa League shkon Skënderbeu dhe për këtë jam më shumë se i bindur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.