Takaj: Jemini i korruptuar! Gjici: I bëj thirrje të qetësohet, e ka humbur kontrollin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Penalltia e dhënë në favorin e  Kukësit në ndeshjen ndaj Skënderbeut pas kontaktit Osmani-Pejic, ka ndezur shumë gjakrat midis rivalëve të Superiores.

Ndërkohë që presidenti Takaj është shprehur në “Panorama Sport” se arbitri Lorenc Jemini është i korruptar dhe se është një usta që vendos ndeshje ende pa u nisur takimi. Sipas presidentit te korcarëve FSHF duhet të marrë masa urgjente.

 

Ndërkohë që i ftuar në Neës24, në emisionin sportiv presidenti Gjici ka deklaruar: “Duket që Takaj e ka humbur qetësinë. Ky kampionat është shumë i fortë. Takajt si kanë dal llogaritë sic duhet dhe tashmë po gabon, sepse po nxitohet në deklarata kur s’ka asnjë fakt, po vetëm akuza. Penalltia ishte, sepse edhe me duar edhe me këmbë lojtari i Skënderbeut pengon lojtarin tonë. Edhe ne në Korcë kemi patur raste për të protestuar në 11-metërsha por s’kemi folur si Takja.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.