Takaj: Mendoj që jemi në garë për të dyja, nuk është se kemi ndonjë interes shumë të madh për kupën, por jemi në garë për të dyja

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ekipi i Skënderbeut në Shqipëri i ka dhënë kuptim biznesit në futboll falë shitjeve të lojtarëve të tyre në klubet e huaja.

Tashmë korçarët janë kthyer në një superfuqi financiare ku veç të ardhurave nga pjesëmarrjet në Kupat e Europës, në arkat e tyre janë depozituar edhe paratë e fituar nga shitja e lojtarëve.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti Ardjan Takaj tregon se si funksionojnë gjërat në klubin qe ai drejton:

“Skënderbeu do të ndryshojë, do të vijnë lojtarë, do të largohen lojtarë sepse një klub nëse nuk funksionon kështu, atëherë nuk është i suksesshëm. Burimet dhe të ardhurat e një klubi janë shitjet e lojtarëve, biletat, publiciteti i ndryshëm. Nuk kemi ne të ardhura të tjera. Nëse je vetëm pasionant i futbollit, tifoz i tij, atëherë nuk arrin asgjëkundi”, shprehet Takaj.

Kur kanë mbetur edhe 15 javë nga mbyllja e kampionatit, numri një i Skënderbeut flet për titullin kampion, por edhe për aleancat mes klubeve. Takaj shton se ekipi i tij gjithmonë ka qenë i vetëm:

“Skënderbeu ka qenë i vetëm në gjithë këto vite. Kemi patur aleanca kundër shumë, por ne ja kemi dalë”, shton presidenti i korçarëve.

Po ashtu Takaj “thumbon” edhe Kukësin duke u shprehur se nuk i intereson nëse ata kanë dalë kampionë dimri:

“Është mësuar që të dalë, ka dalë edhe herë të tjera kampion vjeshte, edhe ky është një titull që duhet ta meritosh. Unë kam bindjen që ne do të dalim kampionë. Nuk e shoh Skënderbeun në ato momente që ta ketë vënë në dyshim titullin kampion”, thotë Takaj.

Titulli dhe Kupa e Shqipërisë janë dy objektiva për Skënderbeun

“Mendoj që jemi në garë për të dyja, nuk është se kemi ndonjë interes shumë të madh për kupën, por jemi në garë për të dyja”, mbylli fjalën e tij presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.