Takaj se fal më Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

Ardjan Takaj
Ardjan Takaj

Superiorja/ Situata tek Skënderbeu tani nuk është më e qetë, teksa ujërat janë trazuar disi pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndaj Kukësit dhe Tërbunit në shtëpi 2-3 duket. Duket se për korçarët ka ardhur momenti të bëjë kthesën dhe të vijojë të qëndrojë në krye të renditjes. Presidenti i bardhekuqve, Ardjan Takaj tashmë i ka vënë ultimatum skuadrës për ndeshjen e rradhës ku ai kërkon vetëm 3 pikët. Një një prononcim të dhënë për “Sport Ekspres” numri një i korçarëve u shpreh se kërkon kthesën nga ekipi dhe se pret fitore në ndeshjen e rradhës. Ai që prej ditës së enjte është duke qëndruar pranë skuadrës, e cila vijon përgatitjet në Durrës. Takaj ka marrë pjesë në ndonjë analizë që ka zhvilluar Josa me të tijtë. Nga ajo që mësohet, numri 1 i klubit bardhekuq i’u ka bërë me dije lojtarëve se duhet të marrin me çdo kusht fitoren kundër Tiranës:

Refik Halili, Julian Morina dhe Ardjan Takaj gjatë një ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës
Refik Halili, Julian Morina dhe Ardjan Takaj gjatë një ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës

Nuk ka vend për pesimizëm. Ato që kanë ikur nuk kthehen më. Nuk do të toleroj më në këto pesë ndeshje të fundit, pasi kampionati ka edhe vetëm 450 minuta dhe çdo gabim i vlen shumë skuadrës. Unë kam shumë besim te ju dhe jam i bindur që qysh në ndeshjen e radhës në kryeqytet ndaj Tiranës ju do të dini të reagoni dhe të tregoni se jeni kampionë”. Këto kanë qenë disa nga fjalët që presidenti iu ka thënë dje lojtarëve të tij, ndërsa për t’u theksuar është fakti se edhe Takaj beson maksimalisht te të tijtë për marrjen e tri pikëve ndaj bardhebluve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.