Takaj: “Shkëmbi jo i përhershëm tek Skënderbeu”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Polemikat e krijuara nga Plaku nëpërmjet një publikimi të tij në rrjetet sociale dhe e ardhmja e Blendi Shkëmbit në skuadër kanë qenë cështjet më të nxehta te Skënderbeu gjatë javës së fundit. Për to foli drejtpërdrejtë në emisionin Gol pas Goli, presidenti ikorcarëve Ardian Takaj, që në fakt u përpoq të mos i quante një cështje zhvillimet e ditëve të fundit, duke nisur nga ajo e Plakut.

Ardjan Takaj
Ardjan Takaj

Nuk ekzistojnë ato cështje që lexohen në gazeta, madje ajo e Plakut nuk është cështje për t’u duiskutuar. Ai është djalë i mirë dhe ka kontribuar për Skënderbeun. Ai do të rikthehet te Skënderbeu. Kjo është dicka që nuk dëmton Skënderbeun por dëmton atë vetë”.

Sa i përket një largimi të mundshëm të Blendi Shkëmbit nga klubi korcar, Takaj bëri të ditur se kapiteni mbetet pjesë e skuadrës por nuk do të jetë I përhershëm te ky ekip duke theksuar gjithsesi se vendimet e mëdha I merr ai në këtë skuadër.

Nuk di të ketë asnjë situatë për cështjen Shkëmbi. Ai është lojtar i Skënderbeut dhe ka kontribuar për pesë vjt por nuk besoj se do kontribuoj për gjithë jetën. Politikat e klubit tonë janë për aktivizimin e djemve të rinj. Ky është problem i brendshëm dhe ka futbollistë të tjerë që kanë pretendimet e tyre. Lufta është shumë e egër që të jesh pjesë e skuadrës. Këta futbollistë janë prej meje te Skënderbeu dhe nuk i ka sjellë komiteti partisë në këtë skuadër. Presidenti është ai që vendos për gjërat e mëdha, ndërsa pjesa tjetër i takon vetëm trajnerit”.

Javën e ardhshme, Skënderbeu do të ketë një përballje direkte me Partizanin, dy skuadrat e vetme që janë në garë për trofenë ndryshe nga vjet kur skuiadra që konkuronin për titull ishin katër.

Për ne është më mirë kur janë katër apo pesë skuadra, sesa dy, sepse aty lufta është e ashpër dhe aty duket forca e vërtetë. Por deri tani kampionatin po e shoh që të gjihë kanë nevojë për pikë dhe të gjithë luftojnë deri në javët e fundit për të siguruar pikët”. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.