Takaj shpreson. Motivion skuadrën përpara Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj

Superiorja / Ditën e djeshme lojtarët e Skënderbeut kanë patur një vizitë nga numri një i klubit, Ardian Takaj. Si në çdo prag ndeshje presidenti ka vizituar fillimisht stafin, pastaj ka zbritur ne fushën e blertë tek lojtarët. Ishte një takim për të motivuar futbollistët e tij, që të japin maksimumin në fushën e lojës. Skënderbeu pret fitoren e rradhes, pasi vazhdon të pretendojë për titullin kampion. Ndërsa në anën tjetër Vllaznia kërkon me ngulm të dalë me pikë nga Korça për vendin e katërt. Ekipi i teknikut Ilir Daja shpreson që ndeshja sotme mes rivalëve të tyre, Partizanit dhe Kukësit, të përfundoj në barazim. Ndeshja luhet ditën e shtunë, stadiumi “Skënderbeu” ora 19:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.