Takaj: Skuadra t’a mbajë kokën lartë

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Presidenti Ardjan Takaj shfaqet gjithnjë i qetë përpara kamerave. I ka kërkuar skuadrës së tij që të qendroj me kokën lartë dhe tashmë të mendojnë për Tiranën. Takaj mendon për të ardhmen, madje ai analizon edhe yjet e skuadrës, të cilët s’po e mbajnë dot presionin të të qenurit në qendër të vëmendjes.

“Fola me skuadrën sepse ishte ndeshja e parë që luajtmë në Europa League. Në pjesën e parë lojtarët nuk ishin të lirshëm nga ana emocionale. Mos presim shumë që në ndeshjen e parë, këto janë mundësit tona. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe me pak fat mund të barazonim. I urova për performancën, sidomos në pjesën e dytë. Tani mendojmë për Tiranën. Lojtarët e mi duhet të shkojnë me kokën lartë. Mbase ndikoj ana emocionale. Beshiktash është një ekip i madhe me investime të mëdha. Të vjen keq kur shikon stadiumin jo të mbushur. Është eveniment për të gjithë futbollin shqiptar jo vetëm për Korcën.”
image
“Kundërshtari i rradhës fitoj 3-1 në Lisbonë dhe nuk është fundi i Botës që na mundën turqit këtu. Ka disa lojtarë që s’po përballojnë dot presionin dhe duhet të përgatiten pak nga ana psikologjike. Të mos merren me gazeta dhe menaxherë. Duhet të jenë të përqendruar tek sfidat tona, pasi gjithcka është në dëm të tyre dhe të ekipit. Të marrësh pjesë njëhkohësisht në tri gara njëherësh na duhet të shtojmë edhe stafin. Ata kishin 3 Skautera që na ndoqën me kohë, ne se kemi këtë fuqi që të ndjekim këto hapa. Por ne po përgatitemi që të jemi gati për vitin e ardhshëm. Kjo është arritje e futbollit shqiptarë, të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, edhe skuadrat e tjera. Fal tyre është edhe ky Skënderbeu i fortë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.