Taku në SHBA, e ardhmja në pikëpyetje

0
SHPËRNDAJE

Afrim Taku mund të quhet një ish-lojtar i Tiranës tashmë. Mesfushori ka shpallur divorcin zyrtar me ekipin bardheblu dhe ka udhëtuar drejt drejt SHBA-ve për t’u bashkuar me familjen dhe të fejuarën e tij. Prej kohësh lojtari ishte në dilemë nëse do të vazhdonte të qëndronte në Shqipëri për t’u aktiviziuar në Superligë ku ofertat për të nuk ishin të pakta nga shumë klube, apo të largohej drej tokës amerikane. Taku ishte në orbitën e klubeve si Flamurtari apo edhe Laçi, por si opsion qëndronte edhe Tirana ku lojtari u rrit si futbollist.

Afrim Taku me të fejuarën e tij në USA
Afrim Taku me të fejuarën e tij në USA

Por duket se Afrim Taku zgjodhi të largohet nga vendi ynë për t’u transferuar në tokën e ëndrave. Ende nuk dihet e ardhmja e tij, por lojtari më parë është shprehur se mund të luajë edhe në kampionatin amerikan të fubollit, por ende nuk ka ndonjë lajm zyrtar rreth kësaj çështje, teksa mesfushori tiranas ka kohë deri në fund të muajit shtator për të gjetur ekip, kohë kur mbyllet edhe merkato në SHBA.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.