Talenti 18-vjeçar i Skënderbeut kalon tek Monako

0
SHPËRNDAJE

Agim Zeka lë Skënderbeun dhe kalon te Monako në Francë. Sulmuesi 18-vjeçar që është edhe pjesë e Shqipërisë U-19 do të luajë 6 muajt e parë për ekipin e të rinjve të Monakos dhe verën e ardhshme do t’i bashkohet skuadrës së parë.

Lajme ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga klubi i Skënderbeut bëjnë me dije se klubi francez ka paguar 300 mijë euro për të blerë kartonin e sulmuesit të talentuar.

Agim Zeka ishte pjesë e Skënderbeut U-19 gjatë sezonit të shkuar dhe këtë vit është aktivizuar me ekipin e parë në Superligë, duke rënë në sy të menaxherëve që tashmë e kanë nisur drejt Francës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.