Talenti beratas pranë firmës me Partizanin

0
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni do të jetë pjesë e Partizanit. Talenti  beratas i Apolonisë së Fierit pritet t’i bashkohet të kuqve në këtë merkato dimërore. Mes drejtuesve të klubeve kanë nisur bisedimet dhe çdo gjë pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

Uzuni është vetëm 21 vjeç dhe luan si sulmues. Ai ka aktivizohet rregullisht me Apoloninë dhe deri më tani ka arritur të shënojë 7 gola në Kategorinë e Parë. Tashmë ai pritet t’i bashkohet Partizanit duke përforcuar në këtë mënyrë repartin e sulmit për gjysmën tjetër të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.