Talenti i Juventusit ëndërron Kosovën

0
SHPËRNDAJE

Qëndrim Kameraj, mbrojtësi i Juvetnusit, është i gatshëm ta braktisë Zvicrën për Kosovën

Mbrojtësi kosovar i skuadrës së juniorëve të Juventusit, Qëndrim Kameraj, është i gatshëm ta lërë përfaqësuesen U-19 të Zvicrës për ekipin Shpresa (U21) të Kosovës.

Kështu ka deklaruar vetë futbollisti kosovar i lindur në Zvicër. Ai ka theksuar se është i interesuar që të japë kontribut për ekipin e Kosovës.

“Jam i interesuar të luaj për U-21 të Kosovës. E di që ka pasur interesim edhe nga ana e tyre, por mendoj se ka ardhur koha që të jap edhe unë kontributin tim për Kosovën”, ka thënë Kameraj për Koha Ditore.

Kameraj është transferuar në Juventus gjatë kësaj vere nga skuadra zvicerane, Luzern.

Qëndrim Kameraj

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.