Talenti i Milan transferohet në Spanjë

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Talenti i Milanit, Hachim Mastour duket se do t’a kalojë larg Milanos sezonin e ri. Lojtari maroken me shumë mundësi do të lërë ekipin kuqezi dhe do të huazohet për një sezon tek ekipi spanjoll i Malagës. Duke parë konkurencën e madhe që ka në sulm, drejtuesit e Milan kanë vendosur që lojtari të huazohet tek një ekip tjetër për të luajtur më shumë minuta. Me transferimin e Baccas, Luiz Adrianos dhe Balotellit, sulmi kuqezi është i kompletuar dhe duket për Mastour nuk ka vënd në këtë sezon. Transferimi i tij tek Malaga bëhet me qëllim që lojtari të rritet akoma më shumë profesionalisht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.