Talenti kavajas: Futbolli në Shqipëri me kushte skandaloze

0
SHPËRNDAJE

Lucy Kanapari është lojtari i Tomorrit që me shumë mundësi merkaton e janarit nuk do të jetë më pjesë e këtij klubi.

Kavajasi ka konfirmuar se në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta të rëndësishme nga Italia, pikërisht aty ku edhe u “zbulua” nga drejtuesit beratas një sezon më parë. Gjithashtu sulmuesi thekson se një nga arsyet e këtij largimi janë edhe kushtet skandaloze që janë në Shqipëri.

“Kam dy oferta nga Superiorja, por më kryesorja është interesimi i dy skuadrave italiane të Serisë C. Futbollin italian e njoh shumë mirë dhe dëshira ime kryesore është që të rikthehem pikërisht aty. Megjithatë, si fillim më duhet të bisedoj me drejtuesit, pasi kam një kontratë dhe nuk mund të lëviz pa miratimin e tyre. Lumezane është një ndër skuadrat që unë kam luajtur edhe më parë, dhe duke parë marrëdhëniet që unë kam me ata, me shumë mundësi do të rikthehem aty”.

Më tej, sulmuesi kavajas vazhdon duke renditur arsyet që po e shtyjnë të largohet nga futbolli shqiptar:

“Shumë gjëra këtu duket se nuk janë aspak në vijë dhe besoj se do të duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar. E nisim me gjyqtarët. Këta duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrën më strikte dhe mos të varen nga askush, por që një gjë e tillë është pothuajse e pamundur. Nuk do t’ia di njeri nëse ne sakrifikojmë për nderin e skuadrës apo vritemi në fushën e lojës.
E dyta janë terrenet sportive. Fusha stadiumesh, të cilat vetëm të tilla nuk mund të quhen. Ti mund të përgatitesh shumë për ta fituar një ndeshje, por jo në pak raste janë fushat ato që të prishin çdo lloji parashikimi” /panoramasport

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.