Talenti shkodran, provë 10-ditore te Dinamo e Zagrebit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


VLLAZNIA/ Hidhet hapi i parë i bashkëpunimit mes Vllaznisë dhe klubit shumë të njohur kroat, Dinamo e Zagrebit. Falë këtij bashkëpunimi profesional mes drejtuesve të dy klubeve, sapo është mundësuar një stazh pune për një nga lojtarët e talentuar të Vllaznisë. Bëhet fjalë për të talentuarin Uendi Vecaj, i cili ka mbërritur në Kroaci, ku edhe do të ketë fatin të stërvitet dhe testohet për një periudhë dhjetë ditore pranë Dinamos së Zagrebit. Kuqeblutw e Shkodrws shpresojnë dhe urojmë që bashkëpunime të tjera të vazhdojnë e të rriten më tej marrëdhëniet shoqërore e profesionale mes Vllaznisë dhe klubit kroat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.