Talenti shkupjan merr pasaportën e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

13139162_265718160439904_5236501533215862378_n
Asani

Pak ditë më parë thyente zemrat e shqiptarëve duke i shënuar Shkëndijës së Tetovës por kjo është puna e tij, puna e futbollistit. E ai është profesionist dhe këtë e di mirë pavarësisht moshës së re, por puna ja deshi kësaj here të ndëshkojë ekipin simbol të shqiptarisë në kampionatin maqedons.

Bëhet fjalë për Jasir Asanin, 20 vjecarin nga Shkupi që sapo u shpall kampion i këtij edicioni ndërsa momenti i bukur po i vazhdon, e kësaj radhe me marrjen e pasaportës shqiptare edhe pse dekreti i shtetësisë i është lëshuar me kohë. Ja fjalët e tij:

“Të dashur shokë, sot përjetova një gëzim të vecantë, duke u pajisur me pasaportë shqiptare. Jam shumë i gëzuar, andaj këtë moment dua ta ndaj me ju. Shpresoj se gëzimi im i ardhshëm do të jetë ftesa nga kombëtarja. Faleminderit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.