Tarashaj asist në fitoren e Grasshoper, Aliji “zverdhet” në humbjen e Vaduz

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj
Shani Tarashaj vazhdon me paraqitjet e tij në mira në kampionatin zvicerian. Sulmuesi që është kanditat për të veshur fanellën e Kombëtares kuqezi ka qënë sërisht protagonist me ekipin e Grasshoper në fitoren që këta të fundit arritën në transfertë përballë ST.Galle 0-2. Tarashaj nuk shënoi por asistoi tek goli i parë u shënuar nga sulmuesi Caio në minutën e 2′-të të sfidës. Tarashaj zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë deri në minutën e 79′ kur u zëvëndësua. Shifra të frikshme për sulmuesin shqiptar që në 7 ndeshje shënon 6 gola dhe 1 asistim. Edhe sulmuesi tjetër, Florian Kamberi, u aktivizua në këtë ndeshje. Ai u fut si zëvëndësues në minutën e 86′-të.

Naser Aliji
Naser Aliji

Ndërsa mbrojtësi shqiptar Naser Aliji është mposhtur me ekipin e tij Vaduz në ndeshjen përballë ekipit të Thun me rezultatin 1-0. Aliji është aktivizuar si titullar në këtë sfidë ku ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Mbrojtësi kuqezi ka luajtur për 90 minuta në këtë sfidë, por pa mundur që të ndihmojë ekipin e tij t’i shpëtojë humbjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.