Tarashaj është lojtari i momentit, super dopietë me Grasshopers (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tarashajShani Tarashaj është njeriu i momentit në Superligën Zvicerane. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot një dopietë në fitoren 6-1 të Grasshopers kundër Luganos. Tarashaj ka shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë golin e tretë për skuadrën e tij duke i vjedhur një top mbrojtësit kundërshtar, ka shmangur portjerin dhe më pas ka shënuar. Goli i dytë personal i Tarashajt ishte i 5-ti për skuadrën e tij Grasshopers dhe është një perlë. Goditje dënimi për Grasshopers që ekzekutohet nga Ravet, ky i fundit kroson shtruar për Tarashajn i cili gjendet në hyrje të zonës dhe me një goditje të forte shënon në krahun e djathtë të portjerit. Sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 5 gola të shënuar në 4 takime të luajtura.

Në vijim ju sjellim videon e golave të ndeshjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.