Tarashaj mban pezull të ardhmen në Kombëtare

0
SHPËRNDAJE

Tarashaj duke festuar një gol
Tarashaj duke festuar një gol

Legjionarët/ Shani Tarashaj duket se do të lërë pezull të ardhmen mbi fanellën e Kombëtares që do të veshë. Pasi ishte raportua se Zvicra e kishte ftuar atë për takimet miqësore të radhës por ai ka zgjedhur të luaj për skuadrën U21. Sipas asaj që raporton Telegrafi, Tarashaj ka refuzuar momentalisht ftesën e Zvicrës. Ndërkohë ende e ardhmja e tij mbetet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës. “Është e vërtetë që kam marrë ftesën për dy ndeshjet miqësore me Irlandën dhe Bosnjën nga Zvicra A por që nuk do të jem në këtë grumbullim”, shprehet Tarashaj.

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

“Arsyeja është që Përfaqësuesja U21 ka një takim tejet të rëndësishëm me Anglinë dhe kam vendosur t’i ndihmojë pasi ata më kanë ndihmuar mua të rritem si futbollist”, thotë djaloshi nga Prizreni. Por a do t’i bashkohet Zvicrës A në ndeshjet e ardhshme Shania ende nuk ka një përgjigje definitive për këtë. “Nuk e di, ta shohim të ardhmen dhe do të vendosi se kë do të përfaqësoj”. Kosova pritet të pranohet me 3 maj në UEFA, a mund të shohim në fanellën e vendlindjes tënde? “Atë ditë janë duke e pritur me gëzim të madh të gjithë shqiptarët dhe natyrisht edhe unë e pres me padurim. Pse jo, Kosova është shtëpia ime dhe mund ta përfaqësojë, por të presim muajin maj pasi është afër dhe të shohim”, deklaroi Tarashaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.