Tare “komplot” Kombëtares?

0
SHPËRNDAJE

gianni-de-biasi
De Biasi

Ndonëse mbeten hamendësime të disa mediave sportive italiane dhe jo diskutime zyrtare (apo të paktën të bëra publike) pasi dihet fshehtësia me të cilën vepron ‘merkatoja’ në futbollin e sotëm, në rast se Lazio vendos të bëjë revolucionin e shumëkërkuar nga tifozët e saj të lodhur me gjendjen e klubit të tyre, ajo do të fillojë me trajnerin i cili më shumë mundësi mund të jetë Giovanni de Biasi.

Eshtë drejtori sportiv Igli Tare e njeh dhe që i beson punës së de Biasit, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e ngrira që ai gjithmonë ka pasur me kandidaturën tjetër për të zëvëndesuar Piolin, Sinisa Mihajlovicin që tani ka në dorë Milan. Në të kaluarën, Tare dhe Mihajlovic janë konfrontuar bashkë deri edhe fizikisht.

Me trajnerin Stefano Pioli priten të largohen edhe Biglia, Anderson, Klose. Nëse ndodh kalimi i de Biasit për te Lazio, një boshllëk i madh mund të krijohej te Kombëtarja jonë, në momentin e saj më të mirë, gjë që mund t’i prishë njëfarësoj harmoninë e krijuar, edhe pse emra të tjerë të mëdhenj të trajningut mund ta preferojnë tashmë Shqipërinë duke qenë një pjesëmarrëse Europiani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.