Tare tregon pse nuk u transferua Ajeti te Lacio

0
SHPËRNDAJE

Igli-Tare1Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, në një deklaratë të dhënë për mediat sot, ka sqaruar çështjen Bielsa që u krijua këto ditë te bardhekaltrit.

Në mes shumë të tjerash që Tare tregoi, ishte edhe fakti që tekniku argjentinas bllokoi transferimin e Arlind Ajetit.

“Bielsa bllokoi afrimin e Arlind Ajetit, edhe pse kishim marrëdhënie të mira dhe mund ta mbyllnim pa problem këtë tratativë”, tha ndër të tjera Tare.

Vazhdimi i historisë së Ajetit dihet, pasi qendërmbrojtësi i Kombëtares firmosi një kontratë 3- vjeçare me Torinon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.