Tashmë zyrtare / Luftëtari prezanton blerjen e re

0
SHPËRNDAJE

Lajmi që minuta90.com njoftoi paradite në mënyrë ekskluzive bëhet realitet.

Lexo ketu Ekskluzive / Luftëtari bën afrimin e dytë

Ende pa u hapur zyrtarisht merkato dimërore, Luftëtari arrin të bëjë transferimin e dytë zyrtare. Klubi gjirokastrit ka siguruar ditën e sotme shërbimet e mesfushorit Vangjel Zguro.

Mesfushori pogradecar veshi fanellën e Korabit në pjesën e parë të sezonit por ditën e sotme ai është prezantuar te skuadra e Luftëtarit.

Ka qenë sekretari i klubit, Gentian Nora i cili ka bërë prezantimin e Zguros, i cili është afrimi i dytë në merkato pas Eri Lamçes.

Mesa duket drejtuesit e klubit bluzi nuk duam të humbasin kohë, por duan të kompletojnë sa më parë skuadrën me lojtarë cilësorë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.