Tatitime kontroll klubeve. A është presion në prag të zgjedhjeve?!

0
SHPËRNDAJE

Gara për kreun e federatës shqiptare të futbollit ka nisur. Zgjedhjet do mbahen me datë 7 shkurt.

Siç raporton “newsbomb.al”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit. Të gjithëve pa përjashtim. Urdhri  specifikon se kontrollet nisin me datë 22 janar dhe përfundojnë…me 7 shkurt, pikërisht ditën e zgjedhjeve.

Gara do jetë shumë e fortë por ajo që i frenon pak të gjithë, është fakti që kanditatura e Finos (sonte në mbrëmje zyrtarizon gjithçka) mund të ketë prapavijë dhe mbështetje politike. Klubet duhet të rriten në çdo aspekt dhe nuk duhet të kenë “frikë” nga çfarëdo lloj kontrolli. Gjithsesi një urdhër i tillë, në periudhë zgjedhjesh do mendohet gjerësisht si “presion” i pastër për klubet, të cilat me votat e tyre zgjedhin dhe kreun e FSHF.

Lista e Klubeve

KF Burreli sh.p.k

Klubi i Futbollit “Teuta”

Futboll Club “Besa”

Klubi i Futbollit Luz i Vogël 2008

Minifutboll FS Teuta

Klubi i Futbollit “Turbina”

Klub Futbolli “Shkumbini”

Shoqata e Futbollit “Pepa”

Klubi i Futbollit “Sopoti” sh.a

KF “Apollonia” sh.a.

Klubi i Futbollit “Albpetrol”

Klub Futbolli “Luftëtari”

Klub Futbolli “Lushnja 1930”

Futboll Klub “Tepelena”

KF Luftëtari

Klubi i futbollit “Skënderbeu”

Klubi i Futbollit “Besëlidhja”

Klubi i futbollit “Adriatiku” Mamurras

Klubi i Futbollit “Laçi”

Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”

Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli Lezhë”

Klubi i futbollit “Butrinti”

K.F Delvina

Klubi i Futbollit “Vllaznia”

Partizani sh.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU