Taulant Krasniqi, njihuni me talentin shqiptar në Norvegji

0
SHPËRNDAJE

Është vetëm 15-vjeçar, mirëpo ka një talent të jashtëzakonshëm për futbollin.Ky është Taulant Krasniqi, i riu shqiptar nga Kosova i cili jeton dhe luan futboll në Norvegji. Taulanti, si nga pamja, ashtu edhe nga cilësitë në fushën e lojës është mjaft i ngjashëm me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, lojtar të cilin ai e ka edhe idhull.
image
Në Norvegji ai po cilësohet edhe si pasardhës i legjendës së këtij vendi, Erik Mykland, i cili ndryshe njihet si: Mushkonja, për shkak të stilit të tij të festimit të golave.

Duke parë këtë gjë prindërit e lojtarit kanë shprehur dëshirën e tyre që Taulanti të jetë pjesë e ekipeve zinxhirë të Kombëtares kuqezi, dhe jo që t’a lejojnë të luajë për ekipin e Norvegjisë. Edhe vetë lojtari ka deklaruar se dëshiron të luajë për Shqipërinë dhe asnjë Kombëtare tjetër duke lëshuar kështu sinjale drejt FSHF-së dhe atyre që zbulojnë talentet pranë saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.