Taulant Xhaka, assist dhe karton i kuq në Champions

0
SHPËRNDAJE
Loading...

taulant xhaka

Nata e sotme nuk ka qenë tërësisht pozitive për lojtarët e Kombëtares sonë kuqezi. Në fakt veç Shkëlzen Gashit i cili humbi një 11 metërsh, kundër Lech Poznan as Taulant Xhaka nuk ka zhvilluar një ndeshje dhe aq pozitive. Mesfushori kuqezi gjatë 90 minutave ka luajtur mirë por në fund të ndeshjes ka njollosur paraqitjen e tij me një karton të kuq. Në minutën e 92-të Xhaka ka dhuruar një assist për shokun e tij të skuadrës Calla i cili ka vulosur ndeshjen në rezultatin final 1-3 në favor të zviceranëve. Me rifillimin e lojës, pas vetëm një minute Taulant Xhaka ka bërë një ndërhyrje të ashpër dhe të panevojshme duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Lech Poznan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.