Taulant Xhaka pëlqehet nga 3 superklube

0
SHPËRNDAJE


Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Valencia kanë shprehur interesim për Taulant Xhakën.

Ndërsa mundësitë që lojtari i kombëtares shqiptare të transferohet në ndonjë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit janë të vogla.

“Borussia Dortmund, Schalke dhe Valencia i kanë shprehur Baselit interesimin për Taulant Xhakën. Por, Baseli për ta liruar Taulantin ka kërkuar 15 milionë euro “, ka thënë një i afërt i futbollistit.

Xhaka 25-vjeçar para gjashtë muajsh vazhdoi kontratën deri në verën e vitit 2021 me skuadrën zvicerane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.