Taulant Xhaka: Sfidë për të lënë zemrën në fushë

0
SHPËRNDAJE

xhakFutbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, duket se është tepër optimist për dy sfidat eliminatore për Europianin 2016, ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Por mbi të gjitha në shënjestër është përballja me danezët, përderisa konsiderohen rivalë direkt për vendin e dytë. “Një ndeshje që për çdo shqiptar sjell emocion. Një sfidë ku zemra lihet në fushë”, shkruan Xhaka në Facebookun e tij. Ndërsa në një postim tjetër, mesfushori ka lëshuar kushtrimin: “‎Ne‬ jemi gati Shqipee. Ne besojmë”, teksa është shfaqur në një foto me Sadikun e Lenjanin. Në ambientin kuqezi duket se mbizotëron optimizmi mes lojtarëve. Ndonëse, nga e premtja ajo që do të flasë do të jetë fushë. E për atëherë, të gjithë duhet të jenë gati.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.