Te cila Kombëtare do të luajë Berisha?

0
SHPËRNDAJE

mergim-berisha
Mërgim Berisha

Sagës se cilës Kombëtare do ti përkasë një lojtar i lindur e rritur jashtë mëmëdheut i bashkohet Mërgim Berisha, një talent i padiskutueshëm i cili ka shpërthyer në gola për ekipin e Salzburg II të Austrisë.

Sulmuesi 18 vjecar ka shënuar shumë gola në kampionat por sidomos në Ligën e Kampionëve, madje pesë të tillë në një ndeshje të vetme duke tërhequr vëmendjen e mediave gjermano-austriake të cilat shpresojnë se shqiptari do të zgjedhë Gjermaninë ku ka lindur ose Austrinë ku është zhvilluar si futbollist.

Por Berisha i ka rrënjët shqiptare dhe për këtë arsye shpresojnë edhe Shqipëria por edhe Kosova ku kanë lindur prindërit e tij. Për Bild, Mërgimi thotë se deri më tani interesim ka shfaqur vetëm Shqipëria por ai ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.