Te FC Prishtina mësyjnë të huajt, sidomos nga Azia

0
SHPËRNDAJE

auto_8881440144063
Koreanët e FC Prishtinës

Gazeta “Zëri” me korrespondent Moral Pozhegun raporton se FC Prishtina ka kryer të tjera blerje pas treshes së koreanëve Park Daesung, Cho Byung Jun e Kim Myungjae. Aziatikëve ju është shtuar edhe Milos Milovic nga Mali i Zi, lojtar që për menaxher ka shkodranin Rudi Vata.

Milos Milovic luan për U-19 të vendit të tij dhe besohet se ka shumë talent. “E falënderoj kryetarin dhe djelmoshat e ekipit, që më kanë pritur për mrekulli. Mendoj se kjo është një lëvizje i mirë, pasi kam rast të luaj dhe të tregoj se çka di të bëj në futboll. Do ta jap maksimumin për këtë klub, në mënyrë që t’i arrijmë objektivat”, ka thënë Milovic.

Nga ana tjetër edhe Rudi Vata ka dhënë garanci për malazesin që më pare u provua te Aberdeen dhe Swansea por nuk mundi të zërë vend për shkak dokumentacioni. Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi është optimist se ekipi do të shkojë larg me këto afrime.

“Duke e parë që tregu vendor është i varfër, jemi fokusuar te tregu i huaj. Klubi do t’i hapë dyert dhe do të sjellim lojtarë të moshave të reja, por edhe falë menaxherëve, si Rudi Vata, të dërgojmë lojtarë tanë jashtë. E falënderoj Rudin për bashkëpunimin me ne”, u shpreh Ejupi.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.