Të fundit në kampin kuq e bardhë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/
image
Josa: Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin.
Sot është një dite e cila mund të jetë mjaft deçizive për ekipin kampion të Shqipërisë, Skënderbeun. Korçarët do të luajnë përballë ekipit kampion të Irlandës, Crusaders. Kjo është një ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Champins League. Edhe pse kundërshtari ështe disi më modest, trajneri Mirel Josa nuk është euforik dhe shprehet se i druhet kundërshtarëve që ka përballë, dhe se nuk i nënvlerëson ato: “Nuk duhet të kalojmë në eufori, duhet të jemi gjithmon me këmbë në tokë. Nuk kemi për t’u bërë ndonjehër skuadër po e nënvlerësuam kundërshtarin. Duhet të futemi në fushën e lojës si të barabartë, dhe të jemi të kujdesshëm. Nuk duhet kaluar në aventura edhe pse luajmë në fushën tonë. Ata janë një ekip mjaft i kujdesshëm dhe që vrapojnë shumë.”- u shpreh trajneri Josa

Ja formacioni që mund të luajë në fushë Skënderbeu.

Trajneri Josa pritet të hedhë në fushë edhe dyshen sulmuese Salihu – Hristov. Ja formacioni më i mundshëm i kampionëve në këtë sfidë.

Skënderbeu: Shehi, Arapi, Radas, Osmani, Vangjeli, Shkëmbi, Nimaga, Progni, Berisha, Salihi, Hristov. Trajner: Mirel Josa

Skënderbeu do të luajë sot një ndeshje mjaft të rëndësishme për eliminatoret e Champions League kundër Crusaders. Drejtësinë për këtë takim mjaft delikat do t’a vendosë arbitri austriak Alexandër Harkam. Arbitri 34 vjeçar ka një experiencë prej 14 vitesh si arbitër ku në fillimet e tij ka drejtuar ndeshjet në ligat amatore. Në vitin 2009 ai ka filluar të arbitrojë në Bundeligën austriake, ndërsa në vitin 2012 ka marrë edhe stemën e Fifa-s. Harkam njihet si një arbitër korrekt dhe për drejtësinë e tij.
image
Skeda:
Emri:Alexander Harkam
Datëlindja: 17. November 1981
Vendlindja: Graz Austri
Gjatësia: 183 cm
Pesha: 85 kg

S'KA KOMENTE

Comments are closed.