Të fundit nga kampi i “Demave”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

hoxha
Portieri Alban Hoxha gjate seances stervitore i diferencuar.

Alban Hoxha

Portieri Alban Hoxha është stërvitur i diferencuar në stërvitjen e “Qemal Stafa”-s. Ai vec dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Norvegjisë, tashmë po kalon edhe një gjëndje të lehtë gripale. Por pritet me shumë optimizëm nga stafi mjëkësor që të jetë i disponushëm për ndeshjen e kthimit.

11733413_841876505867156_2004016085_n
Pamje nga stervitja e dites se marte

Stërvitja

Seanca stërvitore është shoqëruar me ushtrime të lehta shkrydhëse dhe me një ndeshje kontrolli për të testuar formacionin anti-Stromsgodset. Grupi është shfaqur në një formë të mirë fizike. Shpresohet që në ditët e ndeshjes të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion të trajnerit Sulejman Starova.

Labinot Ibrahimi

11709704_841872639200876_2780721260837766820_n
Labinot Ibrahami i pranishem ne “Qemal Stafa”, se bashku me gazetarin Jeton Selimi

Lojtari në fjalë nuk është stërvitur, por ka qenë prezent në stadiumin “Qemal Stafa”. “Minuta90.com” ka mësuar se bëhej fjalë për një gjëndje të lehtë gripale dhe si pasojë nuk është stërvitur me grupin, por ai do të jetë i gatshëm në ditën e ndeshjes, edhe pse me shumë gjasa s’do ta nis nga fillimi.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.