Të gjitha rezultatet e Kategorisë së Parë

0
SHPËRNDAJE

12049635_10156086640330301_2245474604045171399_n
Erzeni-Iliria

Kategoria Parë/ Ka përfunduar në barazim 2-2 super ndeshja e Kategorisë së Parë, Kastrioti-Mamurrasi. Ka qënë një ndeshje me ty tablo ajo e zhvilluar në Krujë, teksa miqtë nga Mamurrasi ishin në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Gjithçka foli ndryshe në pjesën e dytë të lojës, teksa ekipi i Kastriotit arriti të barazojë shifrat duke marrë 1 pikë në një sfidë që mund t’a kishte humbur. Ndërkohë Besa e Kavajës ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Kamzës me rezultatin 1-0, duke marrë edhe kreun e renditjes. Erzeni ka shkatërruar 3-0 ekipin e Ilirisë në një ndeshje të dominuar krejtësisht prej tyre. Në shijak ata nuk falin, teksa bindin edhe me lojë. Korabi merr fitoren e parë në këtë kategori pasi mposhti ekipin e Adës me rezultatin 3-1, ndërkohë që ndeshja mjaft e tensionuar midis Burrelit dhe Besëlidhjes përfundoi në barazim të bardhë 0-0.

Ja rezultatet e grupit A
Kastrioti 2-2 Mamurrasi
Erzeni 3-0 Iliria
Korabi 3-1 Ada
Besa 1-0 Kamza
Burreli 0-0 Beslidhja

12049260_10156086642520301_6192366458013346995_n
Apolonia nuk arrin sërisht të fitojë, ku edhe këtë rradhë 3 pikët i kanë ikur nga duart në çastin e fundit në ndeshjen ndaj Shkumbinit. Kur mendohej se fierakët do të merrnin fitoren e parë pas golit të shënuar, sërisht kanë pësuar në fundin e ndeshjes një gol që i mohon fitoren. Ndërkohë Lushnja ka arritur të mposhtë Sopotin në fushën e tyre me rezultatin 1-0, dhe i rikthehet të jetë sërisht një ekip pretendent. Pogradeci nuk ka falur ndaj Dinamos, dhe në fushën e tyre kanë arritur të mposhtin ekipin dinamovit me rezultatin 1-0. Kjo fitore minimale i jep edhe kreun skuadrës liqenore në grupin B. Ka zhgënjyer sërisht Elbasani, ae pas barazimit me Lushnjen ka marrë një humbje në Sarandë përballë Butrintit vëndas me rezultatin 1-0. Verdheblutë nuk kanë treguar asgjë në këtë takim, duke qëndruar në kuotën e vetëm 1 pike në dy ndeshje. Ndërkohë që ndeshje Turbina-Luftëtari përfundoi në barazim me rrjeta të paprekura.

Ja rezultatet e grupit B
Shkumbini 1-1 Apolonia
Lushnja 1-0 Sopoti
Pogradeci 1-0 Dinamo
Butrinti 1-0 Elbasani
Turbina 0-0 Luftetari

S'KA KOMENTE

Comments are closed.