Eliminatoret e Euro 2016/Holanda rrezikon eliminimin

0
SHPËRNDAJE

Azerbaijan – Kroaci 0-0
Ka përfunduar në një barazim të bardhë pa gola kjo ndeshje, edhe pse ekipi kroat ka qënë më superior. Sulmuesit nuk arritën dot të shënonin qoftë edhe një gol për të marrë fitoren aq shumë të dëshiruar për të vazhduar ecurinë pozitivez të rezultateve. Ndërkohë ky ishte një barazim i mirë për vëndasit e Azerbaijanit të cilët e kërkuan me patjetër këtë pikë dhe arritën t’a merrnin.

Belgjikë – Bosnie & Hercegovina 3-1
Belgjika tregon edhe njëherë se e meriton vendin e dytë në renditjen e FIFA-s teksa fitoi me rezultatin 3-1 përballë ekipit të Bosnie & Hercegovinës. Të besuarit e trajnerit Wilmots dominuan thuajse krejt takimin, duke shënuar plot tre herë në portë e Begoviç. Golat e Fellaini, De Bruyne dhe Hazard zhvlerësuan golin e shënuar nga Dzeko në minutën e 15′, gol që i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.

Bullgari – Norvegji 0-1
Norvegjia arrin të marrë një fitore mjaft të rëndësishme, dhe këtë gjë e ka bërë përballë Bullgarisë të cilën e ka rivale direkt përsa i përket luftës për një vend në play-off. Ka mjaftuar një gol i Forren në minutën e 55′ për t’i dhënë fitoren nordikëve që tashmë shohin edhe drejt vendit të dytë, ndërkohë që bullgarët humbin thuajse shanset edhe për të kapur zonën play-off pas kësaj humbjeje në shtëpi.

Qipro – Uells 0-1
Ekipi britanik i Uellsit vazhdon të befasojë me paraqitjet e tij. Të udhëhequr nga një lider si Gareth Bale, uellsianët kanë arritur të fitojnë disi me vështirësi në fushën e Qipros me rezultatin 0-1. Ka qënë pikërisht ylli i Real Madrid ai që ka shënuar golin e fitores që minutën e 82′, duke bërë që Uellsi të shkëputet në krye të renditjes.

Çeki – Kazakistan 2-1.
Ekipi çek ka bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe ka fituar duke përmbysir rezultatin përballë kazakëve. Ekipi mik e pa veten në avantazh shumë shpejt kur Logvinenko realizoi në minutën e 21′. Në pjesën e dytë ishte krejtësisht një tjetër muzikë. Një dopietë sulmuesit Skoda në minutat 74′ dhe 86′ i dhanë një fitore mjaft të rëndësishme çekëve në këtë përballje.

Izrael – Andora 4-0
Izraeli ka regjistruar edhe fitoren më të thellë në mbrëmjen e sotme, teksa ka mposhtur Andorën me rezultatin 4-0. Të gjithë golat e takimit u shënuan në pjesën r parë. Me këtë fitore izraelitët mbajnë ende gjallë shpresat për të arritur vendin e dytë, por edhe për të qëndruar në zonën play-off.

Itali – Maltë 1-0

2277717_w2
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e ka patur mjaft të vështirë të fitojë përballë Maltës. Ndeshja e parashikuar e thjeshtë në letër ka rezultuar mjaft e fortë duke dhuruar vetëm një gol. Ishte Graziano Pelle ai i cili me golin e shënuar prej tij në minutën e 68′ i dha italianëve fitoren në këtë sfidë, por gjithashtu duke i dhënë edhe kreun e renditjes pas hapit fals të Kroacisë.

Hollandë – Islandë 0-1
2277703_w2Kjo ka qënë edhe surpriza e mbrëmjes. Hollanda mposhtet në shtëpi nga ekipi islandez me rezultatin 0-1. Një rezultat ky që nuk pritej aspak nga askush. “Tulipanët” u kushtëzuan edhe nga kartoni i kuq i marrë nga Martins Indi, ndërsa golin e fitores për ekipin e Islandës e shënoi Gylfi Sigurdsson nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55′.

Turqi – Letoni 1-1
Turqia lë dy pikë brënda në shtëpi në një ndeshje që duhet t’a kishte fituar. Ekipi turk kaloi i pari në avantazh në minutën e 77′ me anë të Inan që shndërroi në gol një top të marrë nga Arda Turan. Kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes vjen edhe goditja më e madhe. Letonia arrin të barazojë rezultatin pikërisht në minutat shtesë me anë të Sabal, duke shuar shpresat e turqve për një fitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.