Të gjitha të dhënat për legjionarët në mbrëmjen e Europa League (video: eliminimi në sekondën e fundit i Dallkut)

0
SHPËRNDAJE

Armend Dallku
Armend Dallku

Legjionarët/ Lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë kanë zhvilluar sot ndeshjet në Europa League me ekipet e tyre. Armend Dallku ka qënë protagonist kryesor në fitoren e Vorsklës, teksa ka dhënë dy asiste për gola në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, por pa mjaftuar për t’ dhënë kualifikimin. Ukrainasit ku bën pjesë edhe mbrojtësi shqiptar nuk arritën të kualifikohen përballë ekipit ekipit sllovak të Zilinës edhe pse u duhej të ruanin për vetëm edhe pak sekonda fitoren e çmuar 3-0 teksa përmbysnin humbjen 0-2 të ndeshjes së parë. Humbje epike të cilën e keni edhe në video.

imageGjithashtu një tjetër lojtar shqiptar u eleminua me ekipin e tij nga ky kompeticion. Basaksehir i Sokol Çikalleshit ishte i pafuqishëm përballë holandezëve të AZ Alkmar, duke u mposhtur edhe brënda në shtëpi me rezultatin 1-2. Sulmuesi kavajas ishte titullar në këtë takim, por nuk arriti dot të lërë gjurmët e tij në Europa League.

imageTeksa Dallku dhe Çikalleshi u eleminuan, ka edhe lojtarë që mbrojnë ngjyrat kuqezi në Europë që arritën të kalojnë më tej për në Europa League. Ergys Kaçe vazhdon serinë e tij të ndeshjeve pozitive me ekipin e Paok, ku tashmë është shndërruar në një lider. Ekipi grek barazoi në ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-1 përballë Spartak Trnavës, por u kualifikua falë fitores që arriti në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Kaçe u aktivizua për 81′ minuta në këte sfidë, ku ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Herolind Shala
Herolind Shala

Edhe Herolind Shala vazhdon me paraqitjet e tij mjaft të mira. Mesfushori kuqezi ndihmoi ekipin e tij Liberec të arrijë një fitore bindëse përballë ekipit izraelit, Shmona. Shala zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, teksa dha asistin në golin e tretë që u shënua në minutën e 52′ duke vulosur krejt takimin me rezultatin 0-3. Shala u zëvëndësua në minutën e 82′, teksa ekipi i tij arriti të kualifikohej me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

image
Treshja e shqiptarëve tek Zurich, Xhimishti-Kukeli-Sadiku, gjithashtu janë eleminuar. Ekipi i tyre nuk arriti dot që të siguronte kualifikimin përballë bjellorusëve të Dinamo Minsk. Ekipi zvicerian arriti të fitojë ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1, por po me të njëjtin rezultat u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi. Në shtesa ekipi i Dinamos realizoi golin e fitores dhe të kualifikimit në minutën e 118′. Kukeli dhe Xhimishti luajtën si titullarë, ndësa Sadiku u fut në fushë në minutën e 73′, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Naser Aliji
Naser Aliji

Një tjetër legjionar i eleminuar në këtë tur të Europa League është edhe mbrojtësi Naser Aliji që aktivizohet tek Vaduz. Ekipi zvicerian nuk arriti dot të ruante avantazhin e krijuar në pjesën e parë, teksa e pa veten të barazohej nga ekipi i Thun në ndeshjen që përfunoi 2-2. Ky rezultat e nxjerr jashtë ekipin ku aktivizohet mbrojtësi Aliji, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0, dhe janë vetëm golat në fushë kundërshtare ato që e kualifikojnë ekipin e Thun.

Edhe Ervin Maloku është kualifikuar sëbashku me ekipin e tij Hajduk Split. Kroatët mposhtën pa shumë probleme ekipin e Stromgodset me të njëjtin rezultat 2-0. Edhe në këtë ndeshje të kthimit, lojtari me origjinë shqiptare ishte pjesë e formacionit, ku ishte një nga lojtarët që kontribuoi në fitoren e Hajdukut. Ekipi kroat vazhdon kështu rrugën drejt Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.