Të gjithë duan mbrojtësin Albi Doka, fluks “skautësh” në Tiranë

0
SHPËRNDAJE

Albi Doka është kthyer në një lojtar “të shumëkërkuar” në merkato. Talenti dhe aftësitë që ka shfaqur në fushën e lojës si bardheblu kanë kaluar kufirin.

Disa klube janë vendosur në “gjurmët” e mbrojtësit të linjës së djathtë, prandaj kurrsesi nuk mund të humbisnin shansin për ta parë edhe nga afër para pak ditësh. Disa “skaut” kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa ai luajti ndeshjen e tij të parë me Shpresat kuqezi.

Nga burime të sigurta të minuta90.com mësohet se zbuluesit e talenteve e kanë vëzhguar për llogari të klubeve kroate dhe zvicerane. Deri më tani dihet që kërkojnë Lugano, Grasshoper, Hajdukut Splitit dhe Gent, por duket se nuk janë të vetmet.

Përveç të huajve, edhe ekipet shqiptare e duan këtë element të çmuar. Nga burime të sigurta të minuta90.com, mësohet se Skënderbeu është rikthyer si pistë.

Kujtojmë që ata e kanë dashur kur mbrojtësi Albi Doka nuk kishte nënshkruar kontratën e parë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.