Te Kukësi alarm për sulmuesin Emini, dëmtohet edhe Pejiç

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja ndaj Tiranës ka lënë pasoja te Kukësi. Sulmuesi Izair Emini është dëmtuar në kavilje, duke u larguar para kohe nga fusha.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, edhe sulmuesi kryesor i Kukësit, Pero Pejiç, është zëvëndësurar për shkak të një kontraktimi në kofshë. Për të mos rrezikuar, trajneri Ernest Gjoka nxorri nga fusha kroatin.

Duhet të përmendet fakti se te verilindorët, shqetësimi më i madh mbetet Izair Emini. Tashmë, te Kukësi i druhen një mungesë të sulmuesit në ndeshjen e radhës, atë ndaj Teutës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.