Te Kukësi “qepin gojën”, kërkojnë të flasin në fushën e lojës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

image
Presidenti Gjici dhe përgatitësi i portierëve Billa, gjatë seancës stërvitore në Bjellorusi

Superiorja/ Ekipi i Kukësit ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me ekipin e Zhodino. Verilindorët pas një udhëtimi tepër të lodhshëm, kanë shkrydhur muskujt në këtë seancë aerobike stërvitore, pasi trajneri nuk ka dashur që t’i ngarkojë më shumë lojtarët.

I pranishëm në këtë seancë stërvitore ka qënë edhe presidenti Safet Gjici, i cili vazhdon ti qëndrojë pranë ekipit. Ai u ka premtuar lojtarëve të tij se në rast kualifikimi do të kenë një premio e cila kam shifrën e 50 mijë eurove, e cila ishte bërë publike edhe më parë. Të gjithë në skuadër janë të përqëndruar maksimalisht për ndeshjen e sotme. Trajneri Marcelo Troisi u ka kërkuar të tijve përqëndrim maksimal për sfidën, dhe u’a ka ndaluar që të flasin për mediat para ndeshjes.

Kukësi ka fituar ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë me rezultatin 2-0 dhe është një hap larg kualifikimit, por është ende edhe një 90 minutësh për t’u luajtur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.