Të kuqtë duan vetëm fitore ndaj Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

 13106007_10154809872414386_1054374486_o

Skuadra e Partizanit dhe protagonistët e saj në fushën e blertë janë të uritur për sukses. Tashmë që titulli nuk është një distancë shumë e largët është shtuar edhe dëshira për fitore në kampin e kuq. Lorenc Trashi dhe Asion Daja, gjatë një konference për shtyp organizuar nga klubi kanë analizuar sfidën e rradhës ndaj Tërbunit, e cila duket e lehtë në letër, por e kaluara ka treguar dicka tjetër kur pukjanët kanë arritur të marrin pikë si ndaj Partizanit edhe ndaj Skënderbeut.

 

Lorenc Trashibuljan, laci, partizani, trashi

”Nuk duhet të harrojmë që me Tërbunin hasëm shumë vështirësi në takimin e fazes së 3-të që zhvilluam në Pukë , ndaj këtë përballje e kemi vlerësuar maksimalisht për ta fituar, pasi tashmë nuk na lejohet më asnjë hap falls. Edhe Tërbuni do të ketë të njëjtin vlerësim si të gjithë kundërshtarët e tjerë. Suksesi i merituar që arritëm në Kukës ishte një tjetër sinjal i fortë për Skënderbeut duke i treguar se ne jemi aty dhe do të bëjmë maksimumin për tia rrëmbyer titullin këtë sezon. Ne nuk presim dhurata nga asnjë skuadër ndaj do të vazhdojmë luftën siç kemi bërë dër më tani të marrim çdo ndeshje me forcat tona ndaj edhe nga Tirana nuk presim asnjë dhuratë.”

 

Asion DajaDaja

“Me Tërbunin do të kemi përqëndrim maksimal pasi kjo skuadër e tregoj edhe ndaj Skënderbeut që mund të të ndëshkoj në çdo moment . Të shtunën synojmë vetëm fitoren ndaj Tërbunit, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Tiranës. Kampionati po i drejtohet fundit dhe tashmë të gjitha skuadrat kanë shpenzuar shumë. Fitorja e arritur në Kukës na konfirmoj që jemi një ekip për kampion, pasi në atë ndeshje kemi treguar karakterin e vërtet të skuadrës madje duke luajtur edhe me një lojtar më pak. Përpara se të luamë në Korçë kemi përpara akoma ndeshje ndaj ne duhet të mendojmë të fitojmë të gjitha sfidat e mbetura në mënyrë që në takimin ndaj Skënderbeut të shkojmë sa më komod përsa i përket diferencës së pikëve.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.