Të “masakruarit” nuk e humbin optimizmin, “përshëndesin” Disiplinën me buzëqeshje

0
SHPËRNDAJE
loading...

Dy futbollistët e Skënderbeut, mbrojtësi Tefik Osmani dhe sulmuesi Hamdi Salihi, të cilët u dënuan nga Komisioni i Disiplinës përkatësisht me 8 dhe 10 ndeshje pezullim për shkak të sjelljes josportive gjatë takimit me Kukësin, nuk e kanë humbur optimizmin edhe pse nuk do të kenë mundësinë të jenë në fushë ndaj Partizanit për mbylljen e kampionatit dhe ndaj Tiranës për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ata kanë pozuar duke qeshur në stadiumin “Skënderbeu” duke i dhënë në njëfarë mënyrë një “përshëndetje” Disiplinës, e cila sipas tyre u dha vendime më të rënda nga sa u takonte.

Fotoja është postuar në faqen zyrtare të klubit korçar me mbishkrimin “NO COMMENT! Ji pozitiv si Osmani dhe Sala”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.