Të papërmbajtshëm Rapids dhe Gashi, marrin kryesimin

0
SHPËRNDAJE

Gashi3-653x420-1
Gashi

Nëse në dy vitet e fundit Colorado Rapids nuk shihej me sy në fushën e lojës duke qenë një nga ekipet më të dobëta të kampionatit amerikan (MLS), u deshën dy-tre ndërhyrje dhe ndryshimi është mëse i dukshëm.

Me një super-lojtar si Jermaine Jones, gërshetuar me përvojën e argjentinasit Solignac dhe shpejtësinë e Doyle, e tani edhe me një Shkëlzen Gashi solid në mesfushë që pason bukur dhe nuk ka frikë të godasë nga distanca, Rapids ka rikthyer entuziasmin në qytet.

Mbrëmë vonë Rapids arriti një tjetër fitore 1-0, e pesta në fushën e vet, kësaj radhe ndaj ekipit shumë të fortë dhe pretendent për titull, Real Salt Lake. Gashi e nisi titullar duke u shfaqur i rrezikshëm në disa momente kur rrezikoi nga distanca me gjuajtje të forta me të majtën por pa dalë te goli.

Në fund mori një të verdhë për vonesë loje por u zëvendësua në ’89 duke marrë duartroki-tje nga të pranishmit “Nuk ka problem aspak sa gola shënoj, e rëndësishme është të fitojë skuadra,” – pati thënë para pak ditësh Shkëlzen Gashi e publiku amerikan, nga ai moment e do edhe më fort lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.