Te Partizani vjen përgatitës nga Napoli, por që figuron edhe si… drejtor

0
SHPËRNDAJE

PergatitesiAtletik
Cristiano Giannotti me kapitenin e Napolit, Marek Hamshik

Në pritje të italianit për mbrojtjen, Partizani zyrtarizon një të tillë për rolin e përgatitësit atletik. Quhet Cristiano Giannotti, 35-vjeçari nga Italia, i cili gëzon kualifikime bashkëkohore si specialist i përgatitjes fizike dhe rekuperimit të futbollistëve. Përgjatë 5 viteve të fundit Giannotti ka kontribuar me eksperiencën e tij në një prej klubeve më të njohura të Seris A Napolin, duke qenë në krah të trainerëve Mazzarri e Benitez.

dir
Ja ç’eshte shkruar perpara gati nje muaji ne mediat italiane

Por jo vetëm kaq. Ai të paktën deri në muajin qershor figuron si koordinator i sektorit të të rinjve të klubi napoletan, madje duke marrë pjesë personalisht në rolin e drejtorit sportiv në një tratativë për zgjidhjen e bashkëpronësisë së një mesfushori 23-vjeçar. Pra, duket se nuk ka qenë përgatitës i thjeshtë atletik. Por mesa duket ardhja te Napoli e një trajneri të ri, e ka spotuar Giannottin. Tashmë, ai do të pasurojë tashmë stafin e 15 herë kampionëve të vendit, teksa do t’i bashkohet skuadrës më 23 korrik, datë në të cilën do të nisë edhe aventurën e tij të re në radhët e Partizanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.