Të rinjtë e Vllaznisë, pjesëmarrës në United World Games (foto)

0
SHPËRNDAJE

Nga data 18 deri me 21 qershor u zhvillua në Klagenfurt të Austrisë një aktivitet i madh sportiv ndërkombëtar i quajtur Lojërat e Botës së Bashkuar (United World Games). Në këtë veprimtari gjigande morën pjesë rreth 6,500 sportistë nga 35 shtete të ndryshme të cilët garuan në nëntë lloje sportesh. 11402946_1165645183460962_5102040095502858473_n11054460_1165644883460992_7237546947207748741_n

E veçanta për në e këtij aktiviteti sportiv ishte se për herë të parë në historinë e kësaj veprimtarie mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, Vllaznia e Shkodrës që dërgoi atje dy ekipe futbolli të moshës nën 15 vjeç. Delegacioni shqiptar u prit nga Roland Luçi, një figurë e njohur e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, i cili mori përsipër një sërë përgjegjësish organizative duke ndihmuar dhe lehtësuar pjesëmarrjen e sportistëve tanë.

1795591_1165644906794323_8286679287369643877_n11181987_732453856881682_4678004723933248635_nSportistët shkodranë parakaluan në mbrëmjen e hapjes së turneut në një ceremoni festive e cila u transmetua drejtpërsëdrejti nga disa televizione. Më pas vijuan ndeshjet e futbollit ku ekipet me djemtë shqiptarë bënë paraqitje dinjitoze përballë një sërë kundërshtarësh nga vende me nivel të lartë futbolli.

11036917_732453753548359_6322134921906777971_n11535896_732453566881711_1497581743726794168_nIshte një pervojë interesante kjo, nga e cila mund të thuhet se delegacioni ynë përfitoi jo pak, sidomos në aspektin sportiv por edhe atë kulturor. Madje mendohet që vitin e ardhshëm delegacioni shqiptar jo vetëm të marrë pjesë përsëri, por ai do të jetë edhe më i madh në numër.

11412374_1165645170127630_7059542013585643288_nInteresant është edhe fakti se parë nga këndvështrimi ekonomik u deshën 25,000 shtretër hotelesh për tu porositur për protagonistët e mbi 1,000 ndeshjeve sportive, një tregues i përmasave madhore që pati kjo veprimtari.

551543_1162941393731341_145922285921058264_n

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.