Të rinjtë kuqezi mundin Bayern Munchen

0
SHPËRNDAJE

11921878_952495974807263_3660158731122161404_n
Qazim Laçi, Olympiakos

Dy futbollistët e rinj që përfaqësojnë ngjyrat e Kombëtares shqiptare të moshave kanë fituar në rang klubesh në Ligën e Kampionëve të Europës për të rinj pasi klubi në të cilin ata militojnë, Olympiakos i Pireut ka mundur 1-0 Bayern të Mynihut. Bëhet fjalë për mbrojtësin 18 vjeçar Ardit Toli dhe sulmuesin 19 vjeçar Qazim Laçi të cilët ishin të dy titullarë në këtë rezultat të shkëlqyer. Ky ishte takimi i parë i fazës së grupeve të kësaj gare që zhvillohet paralel me Ligën e “madhe” të Kampionëve. Në takimin tjetër të këtij grupi Dinamo Zagreb u mund 0-2 nga Arsenal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.