Të shtëna armësh kundër autobuzit të Hertha Berlin

0
SHPËRNDAJE

herthaHertha Berlin ka qenë e impenjuar në fundjavë në Kupën e Gjermanisë ku do të ndeshej me Arminia Bielefeld. Në transfertën e skuadrës berlineze ka ndodhur një e papritur e pakëndshme pasi autobuzi i ekipit është qëlluar me armë zjarri nga një motoçiklist. Për fat të mirë gjatë momentit të sulmit asnjë nga lojtarët apo stafi i Herthës nuk ishte i pranishëm në autobuz por ngelet gjithsesi hija e dyshimit mbi një sulm që nuk ka lidhje me futbollin. Klubi i Herthës ka denoncuar menjëherë ngjarjen dhe i ka bërë thirrje dëshmitarëve që të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.